Pak interes per skemen e faljes se kamatvonesave te energjise |Lajme-News

2020-12-04 0

Abonentët debitorë të energjisë elektrike nuk kanë zgjedhur të përfitojnë nga mundësia që dha qeveria për faljen e kamatave të faturave të papaguara të dritave, si një lehtësim gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.
Nga të dhënat zyrtare të siguruara përmes një kërkese për informacion pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rezulton se janë vetëm 9200 abonentë të cilët kanë hyrë në një aktmarrëveshje për të paguar detyrimet që kanë pranë OSHEE, nga 175 mijë debitorë në total.
Nga 107 milion Dollarë kamata që kanë këta abonentë, janë fshirë në total 13 milionë Dollarë, vetëm 12% e tyre.
Përmes skemës së faljes së kamatave kanë përftuar edhe 85.500 abonentë që ishin në aktmarrëveshje ekzistuese për të shlyer debinë. Ata kanë firmosur një kontratë të re me OSHEE-në, duke përfituar në total fshirjen e një shume prej 47 milionë Dollarësh.
Më të interesuar për të përfituar nga skemat e faljes së kamatave rezultojnë të jenë abonentët familjarë.
Nga numri i aktmarrëveshjeve të reja të lidhura 91% rezultojnë konsumatorë familjarë dhe vetëm 9% janë biznese.
Skema mbështetëse në fushën e energjisë elektrike i jepte të drejtë fshirje të kamatave abonentëve debitorë që pranonin të paguanin debinë për të gjithë detyrimet e krijuara deri më Dhjetor 2019, nga ku do të fshiheshin në total 157 milionë Dollarë kamata, ndërsa në fund të procesit janë fshirë 60 milionë Dollarë, duke përfshirë dhe ata që kishin marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/